Shtresat e Ozonit
Shtresat e Ozonit Atmosfera e Tokës përbëhët nga 5 shtresa, të cilat janë: troposfera, stratosfera, mezosfera, termosfera dhe egzosfera. Pjesa më e madhe e ozonit gjendet në stratosferë. Shtresa e ozonit përfaqëson përqëndrimin më të lartë të molekulave të ozonit në stratosferë. Kjo shtresë është 10 – 20 km e trashë dhe e mbështjellë rruzullin tokesor duke filtruar dhe penguar depërtimin e rrezeve të dëmshme ultraviolet në sipërfaqen e tokës. Shtresa e Ozonit është jetësore për planetin tonë. Ozoni është gaz dhe ka aromë të vecantë dalluese. Komponimi kimik i një molekule ozon përmban tre atome oksigjen, O3. Ky gaz karakterizohet nga një paqëndrueshmëri dhe aktivitet i lartë kimik pasi zbërthehet lehtësisht nën efektin e komponimeve me përmbajtje klori, azoti dhe hidrogjeni në O2 dhe O (oksigjen atomik). Atmosfera përbëhet nga disa shtresa me karakteristika të ndryshme . Në kontekstin e shfrytëzimit të shtresës së ozonit, dy shtresat më të ulëta të atmosferës janë më ...