Shtresat e Ozonit

 

Atmosfera e Tokës përbëhët nga 5 shtresa, të cilat janë: troposfera, stratosfera, mezosfera, termosfera dhe egzosfera. Pjesa më e madhe e ozonit gjendet në stratosferë.

Shtresa e ozonit përfaqëson përqëndrimin më të lartë të molekulave të ozonit në stratosferë. Kjo shtresë është 10 – 20 km e trashë dhe e mbështjellë rruzullin tokesor duke filtruar dhe penguar depërtimin e rrezeve të dëmshme ultraviolet në sipërfaqen e tokës.  Shtresa e Ozonit është jetësore për planetin tonë.

Ozoni është gaz dhe ka aromë të vecantë dalluese. Komponimi kimik i një molekule ozon përmban tre atome oksigjen, O3. Ky gaz karakterizohet nga një paqëndrueshmëri dhe aktivitet i lartë kimik pasi zbërthehet lehtësisht nën efektin e komponimeve me përmbajtje klori, azoti dhe hidrogjeni në O2 dhe O (oksigjen atomik).

Atmosfera përbëhet nga disa shtresa me karakteristika të ndryshme . Në kontekstin e shfrytëzimit të shtresës së ozonit, dy shtresat më të ulëta të atmosferës janë më të rëndësishmet Këto shtesa janë:

  • Troposfera: që shtrihet nga sipërfaqja e Tokës deri në një lartësi prej rreth 10 km.
  • Stratosfera: e cila zë intervalin 11-45 km mbi sipërfaqen e tokës. Struktura e temperaturës në këtë shtresë është e ndryshme nga ajo e troposferës, kryesisht për shkak të pranisë së ozonit i cili përthith energji diellore dhe e çliron atë si nxehtësi. Në stratosferë gjëndet  90% e sasise se ozonit, prandaj kjo shtresë është quajtur edhe shtresa e ozonit.

Comments

Popular posts from this blog

Ekologjia

Project